Klubi i Atletikës “Theranda 1992” ka organizuar një aktivitet sportiv ditën e sotme, ku do të mbahet vrapimi tradicional për nder të 28 nëntorit, ditës së flamurit kombëtar.
Vrapimi do të fillojë nga ora 11:00 ndërsa vendi dhe starti i vrapimit do të nis te Parku i Dëshmorëve, afër palestrës 13 Qershori.
Ky organizim do të ketë edhe shpërblime, ku vendi i parë i seniorëve në kategorinë e messhkujve dhe femrave do të fitojë 150 euro, vendi i dytë 100 euro dhe vendi i tretë 80 euro.
Te juniorët, vendi i parë do të fitojë 100 euro, vendi i dytë 80 euro dhe vendi i tretë 70 euro.

Ky aktivitet organizohet nga Klubi Atletik “Theranda 11992”, në bashkëpunim me Federatën Atletike të Kosovës dhe Komunën e Suharekës.
Ndërkohë, përpara nisjes, Policia ka bllokuar disa nga rrugët kryesore, për shkak të këtij eventi.
/HisariOnline/







