spot_img
HomeSportSHBA gati për Kupën e Botës 2026, Ambasada në...

SHBA gati për Kupën e Botës 2026, Ambasada në Tiranë u bën thirrje sportdashësve të aplikojnë për vizë

spot_img

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara janë tërësisht të përgatitura për të mirëpritur sportdashës nga e gjithë bota për Kupën e Botës FIFA 2026.

Në një njoftim zyrtare, Ambasada thekson se po mundësohen udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për vizitorët ndërkombëtarë dhe u bën thirrje udhëtarëve që kanë nevojë për vizë amerikane të aplikojnë që tani, për të siguruar përpunimin në kohë të kërkesave të tyre.

“Shtetet e Bashkuara po mundësojnë udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për sportdashësit ndërkombëtarë që janë të interesuar të vijnë në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës FIFA 26, dhe jemi plotësisht të përgatitur për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve. Ne i inkurajojmë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për viza amerikane të aplikojnë tani!”, njofton ambasada.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img