Vedat Muriqi ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme që ekipi i tij Mallorca e ka luajtur ndaj Osasunas në La Liga.
Sulmuesi kosovar ishte protagonist në dy golat e skuadrës së tij, që fatkeqësisht ishin të pamjaftueshme për t’i marrë pikët e plota, me dy skuadrat që u ndanë barazim në fund.
31-vjeçari po kalon formë fantastike në La Liga, ku tani ka shënuar 8 gola në 13 paraqitje në kompeticion këtë sezon.
Ndryshe, Mallorca ndodhet në vendin e 15-të, me 13 pikë pas 14 xhirove të luajtura.
/HisariOnline/







