spot_img
HomeLajmeGjyqtarët e Gjykatës Supreme zgjedhin dy anëtarë të rinj...

Gjyqtarët e Gjykatës Supreme zgjedhin dy anëtarë të rinj të KGJK-së

spot_img

Pas zhvillimit të procesit zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga gjyqësori, gjyqtarët e Gjykatës Supreme kanë votuar në raundin e dytë dhe kanë zgjedhur me shumicë votash dy anëtarë të rinj.

Gjyqtarja Franciska Zhitija–Ymeri dhe gjyqtari Rrustem Thaqi do t’i bashkohen KGJK-së si përfaqësues të gjyqësorit.

Votimi u zhvillua në mënyrë të fshehtë, duke respektuar procedurat e brendshme të zgjedhjes së anëtarëve të këtij institucioni.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në përbërjen dhe funksionimin e KGJK-së, e cila luan rol kyç në mbikëqyrjen dhe menaxhimin e sistemit gjyqësor në Kosovë.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img