spot_img
HomeSportFutbollAgim Ademi viziton FC Ballkanin në kampin përgatitor në...

Agim Ademi viziton FC Ballkanin në kampin përgatitor në Antalia, klubi tregon se çka diskutuan

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, gjatë ditës së sotme vizitoi FC Ballkanin në kampin përgatitor në Antalia.

Sipas një njoftimi në faqen e klubit suharekas, u tha se Ademi u takua me presidentin e klubit Arsim Kabashi, drejtorin sportiv Nderim Nexhipi, kryetrajnerin Mislav Karoglan, pjesën tjetër të stafit si dhe kapitenët Bajram Jashanica e Arbër Potoku.

“Vizita u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe pozitive, ku u shkëmbyen mendime rreth përmirsimit të nivelit në futbollin ekipor në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

“Prania e presidentit Agim Ademi u vlerësua si një mbështetje për gjithë futbollin kosovar, dhe jo vetëm për FC Ballkanin, duke konfirmuar përkushtimin e Federatës për të qenë pranë klubeve dhe futbollistëve në çdo fazë të punës së tyre”, përfundon njoftimi.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img