Deputetja e disa legjislaturave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka përdorur një gjuhë tejet të ashpër ndaj tre ish-ministrave, Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla dhe Albulena Haxhiu , pasi dje në festën e 28 nëntorit bënë thirrje që mërgimtarët të votojnë për datën e zgjedhjeve.
Musliu, duke postuar një video të tre ish-ministrave ndërsa po kërkonin votën e mërgimtarëve, i quajti ata “farë e fëlliqur”, duke theksuar se “po shkojnë për të festuar festën kombëtare e po përfundojnë duke iu përgjëruar mërgatës për shpëtim”.
Tutje, Musliu vazhdoi me tone të ashpra, duke i quajtur mashtrues e manipulues.
Postimi i plotë:







