Osmani ka theksuar rëndësinë strategjike të bashkëpunimit me SHBA-në, duke shkruar, “sepse aleanca me Amerikën është rruga e vetme”.
Ajo ka publikuar gjithashtu një foto nga momenti i shtrëngimit të duarve me Trumpin.
Presidenti Trump u shoqërua nga udhëheqësit dhe përfaqësuesit e 19 vendeve për ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes.
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka falënderuar edhe një herë vendet pjesëmarrëse dhe me kaq e ka përmbyllur ceremoninë e nënshkrimit.
/HisariOnline/







