spot_img
HomeLajmeKFOR-i dhe Policia me ushtrim të përbashkët për rritjen...

KFOR-i dhe Policia me ushtrim të përbashkët për rritjen e gatishmërisë së sigurisë

spot_img

Ushtarë nga Batalioni i Manovrës RC-E, që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it, së bashku me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, zhvilluan një ushtrim të përbashkët.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ky bashkëpunim u mundëson ushtrimin e procedurave dhe metodave të koordinuara për të garantuar gatishmëri të lartë operacionale dhe një reagim efektiv ndaj çdo sfide të mundshme të sigurisë, njofton Dukagjini.

“Ushtrime të tilla theksojnë koordinimin dhe bashkëpunimin efikas ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, duke mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img