KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar trajnerin e ri për pjesën e mbetur të sezonit 2025-26.
Klubi suharekas ka nënshkruar me trajnerin e njohur spanjoll, Paco Olmos.
Lajmin e bëri të ditur vet klubi suharekas, duke shkruar se “Olmos është trajneri që do ta drejtojë skuadrën drejt objektivave të klubit”.
Për teknikun spanjoll Kosova nuk është vend i panjohur, pasi ai më parë kishte drejtuar edhe klubin e Sigal Prishtinës.
/HisariOnline/







