spot_img
HomeSportFutbollRikthehet Liga e Kampionëve, sfida kryesore në 'Meazza' mes...

Rikthehet Liga e Kampionëve, sfida kryesore në ‘Meazza’ mes Interit dhe Arsenalit

spot_img

Sonte rikthehet kompeticioni më prestigjioz i klubeve në botë, Liga e Kampionëve, për të vijuar raundin e parafundit të Fazës së Ligës. 

Në program sonte do të jenë nëntë ndeshje, ndërsa dueli më interesant është padyshim ai mes Interit dhe Arsenalit në ‘Meazza’.

Arsenal janë skuadra e vetme këtë sezon në Ligën e Kampionëve që ka fituar të gjitha ndeshjet e deritashme pas gjashtë raundeve, duke mbledhur 18 pikët plota dhe qëndruar si lider me tre pikë pastër nga përcjellësi i dytë, Bayerni.

Interi ndërkohë ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelë, ku ka mbledhur 12 pikë, me katër fitore e dy barazime.

Në kampionat, Interi ndodhet në formë të lartë pasi prin në Serie A si lider me 49 pikë, tre pikë pastër nga përjcellësi Milani, ndërsa është e pamposhtur në këtë garë në gjashtë ndeshjet e fundit, duke fituar pesë e barazuar një.

Ndërsa Arsenali po ashtu udhëheq si lider në Premier League, me 50 pikë pas 22 xhirosh, duke qëndruar pastër në krye me 7+ pikë nga dy përcjellësit, Man City e Aston Villa. Gunners kanë humbur vetëm një nga 30 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Në program do të jenë edhe sfida tjera interesante që do të luhen sonte, siç janë duelet:

Real Madrid – Monaco

Bodo/Glimt – Man City

Tottenham – Dortmund

Sporting – PSG

Kairat – Club Brugge

Kobenhavn – Napoli

Olympiacos – Leverkusen

Villarreal – Ajax

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img