Scott Bamforth është përzgjedhur MVP i javës së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Reprezentuesi i Kosovës shkëlqeu në fitoren e Golden Eagle Yllit si mysafir ndaj Go Plus Pejës, duke realizuar 27 pikë, bërë 5 asistime e katër kërcime, ndërsa kishte indeksin 26.
Kjo është hera e parë që Bamforth shpallet MVP që nga arritja në Suharekë, ndërsa ai ka shkëlqyer në të katër fitoret e skuadrës në vitin 2026 deri tani.
Lisra e Top 5 e javës:
▪️Scott Bamforth (Golden Eagle Ylli) 27 pikë, 4 kërcime, 5 asistime, 27 indeksi
▪️Lejson Zeqiri (Bashkimi) 21 pikë, 6 kërcime, 3 asistime, 30 indeksi
▪️Shaquan Jules (Bora) 24 pikë, 8 kërcime, / asistime, 22 indeksi
▪️Tyler Cheese (Bora) 20 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 21 indeksi
▪️Mustapha Amzil (Trepça) 14 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 15 indeksi
/HisariOnline/







