spot_img
HomeSportBasketbollNdeshja kthyese e Kupës ndaj Trepçës, 'Xhebrailat' me mobilizim...

Ndeshja kthyese e Kupës ndaj Trepçës, ‘Xhebrailat’ me mobilizim total – ftojnë të gjithë në “13 Qershori”

spot_img

KB Golden Eagle Ylli dhe KB Trepça do të zhvillojnë duelin kthyes çerekfinal të Kupës së Kosovës në basketboll. 

Sfida e dytë që do ta përcaktojë gjysmëfinalistin e garës, do të luhet të mërkurën mbrëma në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

E për këtë ndeshje kaq të rëndësishme, tifogrupi i qytetit të Suharekës ‘Xhebrailat’ kanë kërkuar mobilizim total.

‘Xhebrailat’ kanë thënë se kjo nuk është vetëm një ndeshje, por një betejë.

“Tribuna duhet me u dridh, zani duhet me u ni deri n’fund!”, kanë shkruar tifogrupi në rrjetin social Facebook.

Mbledhja e tifozëve do të bëhet nga ora 18:00, teksa kanë ftuar cdo tifoz që të jetë i pranishëm në palestër.

Rikthehet Kupa e Kosovës, vëmendja kryesore në Suharekë – Golden Eagle Ylli pret Trepçën me avantazhin e tre pikëve

Kujtojmë që Golden Eagle Ylli ka një avantazh prej tre pikëve nga dueli i parë ndaj Trepcës, pasi arriti të triumfojë me rezultat 102-99 në Mitrovicë.

Suharekasit për të kaluar në gjysmëfinale do t’iu mjaftonte edhe një humbje e mundshme deri në dy pikë diferencë.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img