spot_img
HomeSportBasketbollRikthehet Kupa e Kosovës, vëmendja kryesore në Suharekë -...

Rikthehet Kupa e Kosovës, vëmendja kryesore në Suharekë – Golden Eagle Ylli pret Trepçën me avantazhin e tre pikëve

spot_img

Kupa e Kosovës do të rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet kthyese të çerekfinaleve të garës. 

Dueli më interesant dhe vëmendja kryesore do të jetë te ndeshja mes KB Golden Eagle Yllit dhe KB Trepçës.

Ndeshja kthyese çerekfinale që do të përcaktojë gjysmëfinalistin, do të luhet të mërkurën në “13 Qershori” në Suharekë.

Golden Eagle Ylli arriti ta fitojë duelin e parë ndaj KB Trepçës në Kupë, duke triumfuar me rezultat 102-99.

Në këto ndeshje llogaritet koshdallimi, andaj suharekasit kanë një epërsi minimale prej 3 pikëve, që nënkupton se për të kaluar tutje, ata mund të lejojnë humbjen në Suharekë deri në maksimumin e dy pikëve, ndërsa KB Trepça për të kaluar tutje duhet ta mposhtë Golden Eagle Yllin me diferencë mbi 4 pikë.

Dueli i parë ishte një triller treshesh nga të dyja anët, ndërsa te Ylli shpërthyen dy Scottët, Bamforth e Anwtan, duke realizuar 29 pikë, respektivisht 28 pikë.

Ndërsa te Trepça u dallua Shawn Jones me 24 pikë dhe Mikaile Tmusic me 19.

Suharekasit në përgjithësi e kanë nisur në formë perfekte vitin 2026, duke regjistruar katër fitore të njëpasnjëshme, përfshirë fitoren në Kupë ndaj Trepçës dhe tre fitore të tjera në Superligë.

Ndërsa formë të lartë ka treguar edhe klubi mitrovicas në 2026, duke arritur tre fitore në Superligë, krahas humbjes ndaj Golden Eagle Yllit në Kupë.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img