spot_img
HomeSportBasketbollGolden Eagle Ylli kërkon fitoren e katërt rresht, i...

Golden Eagle Ylli kërkon fitoren e katërt rresht, i shkon Pejës në fundjavë në “Karagaçi”

spot_img

KB Golden Eagle do t’i shkojë si mysafir skuadrës Go Plus Peja këtë fundjavë, në xhiron e 16-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Dueli do të zhvillohet të shtunën në “Karagaçi” me fillim nga ora 19:30.

Përpara këtij dueli, klubi pejan ka bërë të ditur se ka shkëputur marrëveshjen në mënyrë të dyanshme me trajnerin e tyre aktual, Greg Gibbson.

Ndërkohë, Golden Eagle Ylli e ka nisur furishëm vitin e ri 2026, duke arritur tre fitore radhazi, dy prej të cilave erdhën në Superligë, ndaj Rahovecit e së fundmi Prishtinës, dhe një tjetër në sfidën e parë çerekfinale të Kupës ndaj KB Trepçës në “Minatori”.

Kësisoj, suharekasit janë ngjitur tani në vendin e gjashtë me 21 pikë të grumbulluara, me gjashtë fitore e nëntë humbje.

Peja në anën tjetër është në një seri të dobët të rezultateve, ku ka humbur secilën nga tre ndeshjet e fundit në kampionat, ndaj Bashkimit, Vëllaznimit e Trepçës, ndërsa u mposht edhe në përballjen e parë çerekfinale të Kupës ndaj Bashkimit në Prizren me gjashtë pikë diferencë.

Në përgjithësi, Peja tetë fitore e shtatë humbje pas 15 xhirove këtë sezon, duke gjetur veten aktualisht në pozitën e tretë me me 23 pikë.

/HisariOnline/ 

 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img