KB Golden Eagle Ylli ka triumfuar në kryeqytet duke e mposhtur KB Prishtinën, në duelin e xhiros së 15-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketbollz
Skuadra suharekase ka fituar me rezultat 94-82, duke konfirmuar kështu formën e lartë në 2026.
Ndërsa tri çerekët e parë shkuan të barazspeshuar, ishte ai i fundit që Golden Eagle Ylli mori shkëputjen e madhe, duke shënuar 28 pikë në 10-minutëshin e fundit, krahas vetëm të 16 pikëve të vendasve.
Yjet që shkëlqyen te mysafirët ishin Scott Bamforth e Lis Shoshi, me nga 20 pikë secili, ndërsa Trevon Allen realizoi 19 pikë, duke shtuar gjashtë kërcime.
Te vendasit, më të dalluarit ishin Deondre Burns, me 29 pikë dhe Elijah Clarance me 19 pikë.
Kjo është fitorja e tretë me radhë tani për Golden Eagle Yllin në këtë vit të ri, duke arritur një fitore në Kupë ndaj Trepçës, dhe dy të tjera në Superligë, ndaj Rahovecit dhe tani edhe Prishtinës.
Golden Eagle Ylli tani ngritet në pozitën e gjashtë me 21 pikë pas 15 xhirove, me gjashtë fitore e nëntë disfata.
Prishtina ndodhet në vendin e katërt me 22 pikë, me shtatë fitore e tetë disfata.
/HisariOnline/







