spot_img
HomeSportBasketbollPërballje interesante sot në kryeqytet, Golden Eagle Ylli në...

Përballje interesante sot në kryeqytet, Golden Eagle Ylli në formë të mirë i shkon KB Prishtinës

spot_img

KB Prishtina dhe KB Golden Eagle Ylli do të zhvillojnë sot super duelin e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll. 

Suharekasit e kanë nisur mbarë vitin 2026 pas disa ndryshimeve në roster, duke fituar dy ndeshjet e para të këtij viti; ndaj KB Trepçës si mysafir në duelin e parë çerekfinal të Kupës së Kosovës si dhe së fundmi ndaj KB Rahovecit në Suharekë në kampionat.

Ndërkohë, Sigal Prishtina vjen pas një humbje të rëndë ndaj KB Trepcës në kampionat, duke u mposhtur thellë me rezultat 95-69, teksa në Kupën e Kosovës triumfoi bindshëm ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, duke e mposhtur me rezultat 82-69 në duelin e parë çerekfinal.

Në dy duelet direkte mes tyre këtë sezon, të dyja skuadrat kanë nga një fitore, teksa ato erdhën të dyja në terrenet si mysafir.

Pas 14 xhirove, Ylli numëron pesë fitore e nëntë humbje, kurse prishtinasit shtatë fitore e shtatë humbje.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img