FC Ballkani ka njoftuar se ka marrë rrugë drejt Turqisë, atje ku do të zhvillojë fazën përgatitore për disa ditë përpara stinorit pranveror.
Tash e disa vite, klubi suharekas e ndjek këtë rregull, për t’u përgatitur në një vend më të ngrohtë, për të qenë sa më gati për pjesën e dytë të sezonit 2025-26.
Kujtojmë që klubi suharekas e mbylli stinorin vjeshtor si kampion i Superligës, duke qenë lider me tre pikë pastër.
‘Portokallinjtë’ pas 18 ndeshjeve të zhvilluara kampionale këtë sezon, arritën 9 fitore, 6 barazime e tre humbje, duke grumbullar 33 pikë në total.
/HisariOnline/







