spot_img
HomeLajmeHaradinaj takon Sorensen: E njoftova për qëndrimin tonë për...

Haradinaj takon Sorensen: E njoftova për qëndrimin tonë për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin e institucioneve

spot_img

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Peter Sørensen.

Haradinaj tha se e ka njoftuar Sørensen për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve.

“Sot prita Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, z. Peter Sørensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të Bashkimit Evropian, duke theksuar po ashtu rëndësinë e partneritetit BE–SHBA për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon.E njoftova z. Sørensen për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet, si dhe për angazhimin tonë në rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik”, shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot prita Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, z. Peter Sørensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të Bashkimit Evropian, duke theksuar po ashtu rëndësinë e partneritetit BE–SHBA për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon.
E njoftova z. Sørensen për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet, si dhe për angazhimin tonë në rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik.
/HisariOnline/
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img