Barcelona fitoi titullin e dytë radhazi të Superkupës së Spanjës të dielën, duke mposhtur Real Madridin 3-2 në Jeddah.
Raphinha (x2) dhe Robert Lewandowski shënuan golat për katalanasit, të cilët fituan një tjetër trofe nën drejtimin e Hansi Flick.
Pas ndeshjes, trajneri Hansi Flick u shpreh i lumtur me këtë triumf të ekipit të tij.
“Është fantastike. Kur luan në një finale, dhe akoma më shumë në një Clásico, është fantastike të fitosh. Jam shumë krenar për ndeshjen. I kam parë lojtarët duke kërcyer në dhomën e zhveshjes. Mendoj se ishim fantastikë. Gjatë gjithë ndeshjes, luajtëm në stilin tonë. Nuk ka qenë e lehtë, por luftuam së bashku, si ekip. Dhe kaq”, u shpreh ai.
/HisariOnline/







