KB Golden Eagle Ylli e nis sot pjesën e dytë të sezonit në Superligë, duke e pritur KB Rahovecin.
Dueli zhvillohet në “13 Qershori”, me fillim nga ora 17:00.
Golden Eagle Ylli është me motivim të madh për këtë duel pas fitores së madhe të arritur në mesjavë ndaj KB Trepçës, në duelin e parë çerekfinal të Kupës së Kosovës.
Me ndryshimet e fundit në roster, ardhjen e Scot Bamforth e Darious Hall, Golden Eagle Ylli synon një stinor komplet ndryshe nga ai paraprak, me një objektiv të vetëm: rikthimin e titullit kampion në Suharekë.
Ndërkohë, për këtë ndeshje, Golden Eagle Ylli ka njoftuar se hyrja në palestër do të jetë falas – duke ftuar kështu çdo sportdashës që të jetë i pranishëm dhe ta përkrahë skuadrën e qytetit.
/HisariOnline/







