spot_img
HomeLajmeUlutash takon Osmanin, rithekson përkushtimin e KFOR-it për sigurinë

Ulutash takon Osmanin, rithekson përkushtimin e KFOR-it për sigurinë

spot_img

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Kampin “Film City” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, gjeneralmajor Ulutash ka theksuar përkushtimin e KFOR-it për të vazhduar kontributin në sigurinë në Kosovë dhe për të forcuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.

“Gjeneralmajor Ulutash theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin në sigurinë në të gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal. Ai gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e KFOR-it për të forcuar koordinimin dhe bashkëpunimin efektiv me institucionet e Kosovës, në veçanti me Policinë e Kosovës”, thekson KFOR-i.

Në njoftim KFOR ripotencon se “vazhdon zbatimin e mandatit të tij – të bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img