spot_img
HomeLajmeTotaj nis emërimet për qeverisjen lokale, emëron dy drejtorë

Totaj nis emërimet për qeverisjen lokale, emëron dy drejtorë

spot_img

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nisur zyrtarisht procesin e emërimeve për qeverisjen lokale, pas fitimit të mandatit të dytë në krye të komunës.

Përmes një postimi publik, Totaj ka bërë të ditur se cikli i emërimeve ka filluar me kabinetin e tij, me të cilin, sipas tij, do të vazhdojë punën edhe gjatë këtij mandati, me të njëjtin përkushtim dhe përgjegjësi si më parë.

Në kuadër të këtyre emërimeve, kryetari i komunës ka konfirmuar edhe dy emërime në nivel drejtorish. Islam Ukaj është emëruar Drejtor i Shërbimeve Publike, ndërsa Luljeta Veselaj Gutaj është emëruar Drejtoreshë e Arsimit dhe Shkencës.

Totaj ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të vazhdojë kompletimi i ekzekutivit komunal përmes emërimeve të tjera, duke theksuar se synimi i tij mbetet një qeverisje efikase dhe në shërbim të interesit publik.

“Me përkushtimin tashmë të dëshmuar, do ta vazhdojmë edhe mandatin e dytë të qeverisjes lokale në Komunën e Prizrenit, për mirëqenien e qytetarëve”, ka theksuar Totaj.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img