Kosova do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të kombëtares sonte, teksa do të përballet me Slloveninë.
‘Dardanët’ janë një pikë larg nga ky duel për ta siguruar pjesëmarrjen në Botëroin 2026 për herë të parë ndonjëherë.
Kombëtarja dardane ndodhet e dyta në grupin B me 7 pikë, tre më pak sesa lideri Zvicra dhe katër më shumë sesa kundërshtari i tyre i sotëm, Sllovenia e cila ndodhet e treta me katër pikë.

Teksa dueli ndaj Sllovenisë do të fillojë nga ora 20:45, është bërë i ditur tashmë formacioni startues i Kosovës për këtë duel.
11-shja startuese e Kosovës sonte:
Shaipi, Gallapeni, Dellova, Rrahmani, Hajdari, Vojvoda, Avdullahu, Rexhbeçaj, Muslija, Asllani, Muriqi.
/HisariOnline/







