spot_img
HomeLajmeTragjike në Prizren: Zjarr në një shtëpi banimi, humb...

Tragjike në Prizren: Zjarr në një shtëpi banimi, humb jetën një fëmijë 1-vjeçar

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Prizren, ku një fëmijë i moshës rreth 1-vjeç ka humbur jetën pas kaplimit të zjarrit në një shtëpi banimi, me vdekjen që dyshohet se ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit.  

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se në këtë incident janë shpëtuar tre fëmijë të tjerë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.”

Bytyqi shtoi se zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht, ndërsa shkaqet do të hetohen nga organet kompetente.

“Njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore”, tha Shaqiri.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img