spot_img
HomeLajmeRudolph uron Kosovën për zgjedhje demokratike: Mezi presim të...

Rudolph uron Kosovën për zgjedhje demokratike: Mezi presim të punojmë me institucionet e reja që do të formohen

spot_img

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për rezultatin e arritur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasadori Rudolph ka përgëzuar Kosovën për zhvillimin e zgjedhjeve të qeta dhe demokratike.

“Urime Kosovë për zgjedhje të qeta dhe demokratike. Presim me padurim të punojmë me institucionet e reja që do të formohen”, ka shkruar ai.

Urimi i ambasadorit gjerman vjen pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img