spot_img
HomeLajmeKurti falënderon votuesit: Puna vazhdon, siguria e begatia do...

Kurti falënderon votuesit: Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen – na priftë e mbara

spot_img

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore.

Kurti tha se dhjetëra mijëra qytetarë e kanë pritur me ngrohtësi dhe besim, duke u angazhuar pa rezervë për fitoren e Vetëvendojes dhe partnerëve të saj, të cilën ai e cilësoi si fitore të vetë qytetarëve.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë edhe për bashkatdhetarët nga diaspora, të cilët votuan nga Evropa, Amerika dhe vende të tjera të botës, përmes votimit me postë apo fizikisht në ambasada dhe konsullata. Sipas Kurtit, përkrahja e diasporës ishte vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve, të cilat ai i vlerësoi si historike.

Në fund, Kurti theksoi se puna do të vazhdojë me intensitet, duke premtuar më shumë siguri dhe begati për vendin në periudhën e ardhshme.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img