spot_img
HomeLajmeTerras: Zgjedhjet në Kosovë duhet t’i japin fund bllokadës...

Terras: Zgjedhjet në Kosovë duhet t’i japin fund bllokadës që i kushtoi vendit miliona nga BE-ja

spot_img

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras ka komentuar zgjedhjet e 28 dhjetorit të mbajtura në Kosovë, duke vlerësuar se këto rezultate duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar Kosovës miliona euro nga financimet e BE-së.

Terras ka theksuar se kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti, tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike.

“Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar vendit miliona euro nga financimet e BE-së. Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në rrjetin social “X”.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img