spot_img
HomeLajme"Fotografim votash, falsifikim rezultatesh..", inicohen shtatë raste që ndërlidhen...

“Fotografim votash, falsifikim rezultatesh..”, inicohen shtatë raste që ndërlidhen me procesin zgjedhor

spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë procesit zgjedhor ka identifikuar disa raste që lidhen me cenimin e fshehtësisë së votimit, pengimin e procesit zgjedhor, ndikimin në vullnetin e lirë të votuesve, si dhe një rast të dyshuar të falsifikimit të rezultateve të votimit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një rast i cenimit të fshehtësisë së votimit është shënuar në komunën e Gllogocit.

“Gllogoc / 28.12.2025 – 14:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh. 

Në Gjilan, një person ka penguar procesin e votimit dhe ka cenuar fshehtësinë e votimit.

“Gjilan / 28.12.2025 – 11:08. Lidhur me veprat e lartcekura është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në qendrën e votimit pasi e kishte plotësuar fletën e votimit e kishte ekspozuar atë para se ta vendoste në kutinë e votimit. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh. 

Në Ranilluk, është cenuar përcaktimi i lirë i votuesve.

“Ranilluk / 26-27.12.2025 – NN. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak të dyshimit se ka ushtruar ndikim te votuesit e subjekteve tjera. E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport 24 orësh. 

Në Shtime, një person ka asgjësuar dokumentin e votimit.

“Shtime/ 28.12.2025 – 16:25. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke votuar në qendrën e votimit kishte grisur fletëvotimin e tij dhe të një femre kosovare. I dyshuari është intervistuar, në konsultim me prokurorin lënda procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia. 

Gjithashtu në Prizren, një person ka grisur fletëvotimin.

“Prizren/ 28.12.2025 – 11:48. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në qendrën e votimit ka grisur fletëvotimin. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

Në Suharekë, një person ka fotografuar votën dhe e ka postuar në rrjete sociale.

“Suharekë / 28.12.2025 – 12:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar gjatë votimit ka fotografuar votën dhe ka postuar në rrjete sociale. I dyshuari është paraqitur në stacion policor, është intervistuar dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh. 

Ndërsa në Pejë, gjatë numërimit është hasur një fletëvotim me vulë ndryshe nga fletëvotimet e tjera të KQZ-së.

Pejë/ 28.12.2025 – 20:00. Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport 24 orësh.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img