spot_img
HomeLajmeLëvizja Vetëvendosje, fituese absolute e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Lëvizja Vetëvendosje, fituese absolute e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

spot_img

Lëvizja Vetëvendosje është fituese absolute e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura ditën e djeshme të 28 dhjetorit.

Kur janë numëruar mbi 99% të votave, pa llogaritur votat me postë, ato me kusht dhe ato me të personave me nevoja të vecanta, Vetëvendosje udhëheq me 49.28% të votave apo 430,459 vota.

Vendin e dytë e zë Partia Demokratike e Kosovës, duke arritur 20.99% apo 183.389 të votave.

Lidhja Demokratike pësoi një rënie të madhe, duke u renditur e treta me vetëm 13.58% të votave apo 118.601 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ndërkohë ka marrë 5.68% të votave, apo 49.598 të votave, duke i mundësuar kalimin e pragut.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img