spot_img
HomeLajmeAbdixhiku: Për më pak se një mandat, rrugët e...

Abdixhiku: Për më pak se një mandat, rrugët e Kosovës duhet të përfundojnë

spot_img

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar vizionin e tij për infrastrukturën rrugore dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke theksuar se për një mandat të vetëm rrugët kryesore të vendit duhet të përfundojnë dhe të bëhen realitet i ri për qytetarët.

“Për më pak se një mandat, rrugët e Kosovës duhet të përfundojnë. Do të përfundojnë me ne! Ekipet tona do rë jenë në terren, ditë e natë që lidhja kombëtare mes qyteteve të bëhet realitet i ri.

Unaza e Kryeqytetit, Autostrada e Anamoravës, magjistralet për Podujevë, Mitrovicë, Pejë e Gjakovë duhet të mbarohen si projekte kombëtare zhvillimi. Sepse rrugët janë ekonomi, janë lëvizje, janë vende pune dhe jetë më e lehtë për qytetarët tanë.

Kosova ka nevojë për punë konkrete.
Kosova ka nevojë për zhvillim.

LDK do t’i përfundojë.

Ky është plani ynë!”, ka shkruar Abdixhiku.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img