spot_img
HomeLajme100 prokurorë të angazhuar për ta mbrojtur votën në...

100 prokurorë të angazhuar për ta mbrojtur votën në zgjedhjet e 28 dhjetorit

spot_img

Rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial janë angazhuar për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve dhe për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor me 28 dhjetor, kur edhe do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës,  të cilat do të mbahen të dielën më 28 dhjetor 2025, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor. Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor,  me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje”, kanë njoftuar nga Prokuroria.

Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img