Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit të dhënave sa i përket fluksit në pikat kufitare.
Sipas përditësimit më të fundit, pritjet më të gjata janë aktualisht në Jarinje, ku shkojnë deri në 40-50 minuta, me kolona deri 500 metra.
Ndërsa pritje më të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, nga 30-40 minuta.
Më poshtë gjendja aktuale në të gjitha pikëkalimet kufitare.

/HisariOnline/







