spot_img
HomeLajmeAUV: Qumështi Aptamil AR 1 është i sigurt për...

AUV: Qumështi Aptamil AR 1 është i sigurt për përdorim

spot_img

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar qumështi Aptamil, është i sigurt për përdorim.

Në një komunikatë  për media bëhet e ditur se pas njoftimit të publikuar më herët për ndalimin e produktit Aptamil AR 1, janë kryer ritestime shtesë dhe është konfirmuar se analizat kanë rezultuar në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore. Produkti Aptamil AR 1 është vlerësuar i sigurt për konsum dhe lejohet sërish të shitet në treg.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se ndalimi i përkohshëm i këtij produkti ishte masë parandaluese, e ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftim.

Një lloj i caktuar i qumështit për foshnja “Aptamil AR1” qe tërhequr nga tregu pas një njoftimi nga autoritetet e Bashkimit Evropian për prani të një bakterie.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img