spot_img
HomeSportFutbollMesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu prezantohet te Polissya Zhytomyri

Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu prezantohet te Polissya Zhytomyri

spot_img

Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, është prezantuar zyrtarisht te klubi i tij i ri, Polissya Zhytomyr në Ukrainë.

Ylli suharekas transferohet nga Cluji rumun, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin ukrainas.

Emërllahu do të mbajë fanellën me numrin 14, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij ndërkombëtare.

CFR Cluj e ka falënderuar Emerllahun për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar gjatë kohës së qëndrimit në klub, duke i uruar njëkohësisht shumë sukses në vazhdimësinë e karrierës së tij te Polissya Zhytomyr.

Me fanellën e Cluj, ai regjistroi gjithsej 41 paraqitje zyrtare, duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 3 asistime.

/HisariOnline/ 
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img