Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a do të mbajë konferencë për media sot, ku do të shpaloset gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.
”Pikat kryesore që do të adresohen: Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar; ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët e ftohta); rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese; thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut”, thuhet në komunikatë për media.
Konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 15:00, teksa kohëve të fundit çështja e ndërprerjes së energjisë elektrike dhe mundësia e shtrenjtimit të çmimeve vitin e ardhshëm, kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.
/HisariOnline/







