Një vrasje në tentativë ka ndodhur pak më parë në Pejë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Nga të shtënat me armë zjarri është plagosur një person, ndërsa i dyshuari në këtë rast është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Nikçi.
/HisariOnline/