spot_img
HomeSportFutbollBallkani 'në paqe' me Dukagjinin, shpallet kampion i stinorit...

Ballkani ‘në paqe’ me Dukagjinin, shpallet kampion i stinorit vjeshtor

spot_img

KF Ballkani dhe KF Dukagjini janë ndarë baras në ndeshjen e fundit për stinorin vjeshtor.

‘Portokallinjtë’ u ndalën me barazim pa gola në Klinë, pas një serie prej katër fitoreve rresht.

Sidoqoftë, ka mjaftuar kjo pikë që Ballkani ta ruajë kreun e tabelës dhe të shpallet edhe matematikisht kampion i stinorit vjeshtor.

Skuadra e Kargolan mbyll stinorin me 33 pikë pas 18 ndeshjeve, me 9 fitore, 6 barazime e 3 humbje.

Dukagjini ndërkohë mbetet e treta, me 29 pikë, duke fituar 8 ndeshje, barazuar pesë dhe humbur pesë.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img