spot_img
HomeSportBasketbollGolden Eagle Ylli udhëton në kryeqytet, luan të dielën...

Golden Eagle Ylli udhëton në kryeqytet, luan të dielën ndaj Borës

spot_img

KB Golden Eeagle do të udhëtojë në kryeqytet këtë vikend, ku do të përballet me skuadrën e KB Bora, në duelin e javës së 13-të.

Ndeshja zhvillohet të dielën, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:30.

Skuadra suharekase vjen pas një humbje zhgënjyese në momentet e fundit, duke u mposhtur në Suharekë nga Bashkimi për një pikë (78-77), ndërsa Bora pas një serie prej katër fitoreve rresht, ka humbur dy të fundit – të dyja ndaj KB Trepcës.

Tabela e Superligës pas 12 javëve, e gjen Golden Eeagle Yllin në vendin e fundit në tabelë me 15 pikë, duke arritur vetëm tre fitore, karshi 9 humbjeve, ndërsa Bora ndodhet e pesta në renditje, me 17 pikë – duke arritur pesë fitore, krashas shtatë humbjeve.

Ndërkohë, rezultatet e dobëta të këtij starti nga skuadra suharekase, kanë bërë që klubi të reagojë edhe me një transferim, duke njoftuar së fundmi arritjen e marrëveshjes me qendrën Darious Hall.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img