spot_img
HomeLajmeVazhdojnë gërmimet për mbetjet mortore në Rahovec, gjenden eshtrat...

Vazhdojnë gërmimet për mbetjet mortore në Rahovec, gjenden eshtrat edhe të një individi tjetër

spot_img

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se në ditën e tretë të gërmimeve janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që i përkasin edhe një individi tjetër. 

Gjatë ditës së djeshme, janë gjetur mbetje mortore të një individi, ndërsa në ditën e parë të gërmimeve (pardje) janë gjetur dy pjesë kockore.

Komisioni bën me dije se mbetjet mortore të zhvarrosura, të cilat potencialisht iu përkasin viktimave të luftës që janë ende në Listën e Personave të Zhdukur, janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet forenzike.

Njoftimi i plotë: 

Kanë vazhduar edhe sot gërmimet vlerësuese në Rahovec

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) njofton se aktivitetet kërkimore në lokacionin ‘Përzhina’, në Rahovec, kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Si pjesë e vazhdimit të gërmimeve, gjatë pasdites janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që i përkasin një individi. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, janë gjetur mbetje mortore të një individi, ndërsa në ditën e parë të gërmimeve (pardje) janë gjetur dy pjesë kockore.

Mbetjet mortore të zhvarrosura, të cilat potencialisht iu përkasin viktimave të luftës që janë ende në Listën e Personave të Zhdukur, janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet forenzike.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe institucionet e angazhuara në këtë proces do të vazhdojnë informimin e opinionit publik në mënyrë të rregullt dhe transparente, duke vepruar me ndjeshmëri të plotë ndaj familjeve të personave të zhdukur.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img