spot_img
HomeLajmeKamioni ndoti asfaltin, Policia gjobit kompaninë me 1000 euro...

Kamioni ndoti asfaltin, Policia gjobit kompaninë me 1000 euro në Prizren

spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas ankesave të qytetarëve, në rrugën Besim Shala në Prizren, kamionët e angazhuar në punime ndërtimore kanë ndotur seriozisht asfaltin, ku është dashur ndërhyrja nga patrulla policore e Stacionit Policor Prizren.

Si shkak i kësaj, bazuar në Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, kompanisë përgjegjëse i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 1000 (një mijë) euro për ndotje të ambientit.

“Policia rikujton qytetarët dhe punonjësit e kompanive ndërtimore se gjatë kryerjes së punimeve duhet të kenë kujdes për mos ndotjen e ambientit dhe, në rast se ndotja ndodh, të marrin masa për pastrimin e tij”, thuhet në njoftim.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img