spot_img
HomeLajmeAksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë të Drenasit,...

Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë të Drenasit, dy të lënduar

spot_img

Një aksident trafiku mes një treni dhe një automjeti ka ndodhur rreth orës 13:30 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.

Si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke bërë të ditur se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Shtrubullovë në Drenas. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha ajo

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img