spot_img
HomeLajmeAktakuzë ndaj katër personave për kontrabandim me migrantë në...

Aktakuzë ndaj katër personave për kontrabandim me migrantë në Kosovë

spot_img

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për pjesëmarrje në grup kriminal dhe kontrabandim me migrantë.

Të pandehurit A.K., F.L., V.P. dhe B.C., së bashku me persona të paidentifikuar, akuzohen se gjatë periudhës janar–shtator 2023 kanë kontrabanduar shtetas të huaj në Kosovë me qëllim përfitimi financiar.

Sipas aktakuzës, migrantët vinin përmes Shqipërisë nga vende si Bangladeshi, Pakistani dhe Siria, dhe pastaj dërgoheshin drejt vendeve të tjera të Evropës. Për secilin person, të pandehurit merrnin nga 100 deri në 300 euro.

Rasti i ka kaluar Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img