spot_img
HomeLajmeKGjK paralajmëron masa ndaj gjyqtarit të arrestuar nën dyshimin...

KGjK paralajmëron masa ndaj gjyqtarit të arrestuar nën dyshimin për korrupsion

spot_img

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Gjykata Themelore në Prishtinë, si autoritet kompetent, sot kanë pranuar informacion zyrtar lidhur me një rast të hetimit penal, në të cilin dyshohet se, përveç personave të tjerë, është i përfshirë edhe një gjyqtar.

Sipas njoftimit,  KGJK është njoftuar nga menaxhmenti i Gjykatës Themelore në Prishtinë se rasti është regjistruar zyrtarisht për hetim të mëtejshëm lidhur me përgjegjësinë disiplinore.
KGJK bën të ditur se të gjitha veprimet do të ndërmerren brenda afateve ligjore dhe, për aq sa lejohet nga ligji, mediat dhe publiku do të informohen me kohë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar se në aksionin e zhvilluar në rajonin e Prishtinës, janë arrestuar F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L.
Sipas Prokurorisë, aksioni u zhvillua nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie e marrje ryshfeti, ushtrim ndimkimi, e vepra tjera penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Një natë më parë, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se është finalizuar një operacion kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ku janë arrestuar disa zyrtarë të lartë publikë, lidhur me procesin e shpronësimit të pronave private.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img