spot_img
HomeLajmeHamza: Pa mua, projekti për urën e re të...

Hamza: Pa mua, projekti për urën e re të Ibrit nuk do të ishte realizuar

spot_img

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër nuk do të ishte realizuar pa angazhimin e tij të drejtpërdrejtë.

Sipas Hamzës, ideja për ndërtimin e urës ka lindur në zyrën e tij, menjëherë pas një takimi që kishte zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti. Ai ka theksuar se Komuna e Mitrovicës ka mbuluar shpenzimet për projektin teknik, ndërsa lejet për ndërtim janë lëshuar po nga ky institucion, tha ai në Kanal 10.

Sipas tij, ndërtimi i urës kishte qenë i planifikuar edhe në buxhetin e Komunës, mirëpo, meqenëse Qeveria e Kosovës kishte mjetet e nevojshme financiare, projekti është realizuar nga niveli qendror.

/HisariOnline/ 
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img