spot_img
HomeLajmeKurti mirëpret heqjen e masave të BE-së: Ishin të...

Kurti mirëpret heqjen e masave të BE-së: Ishin të padrejta, sanksionuan Kosovën për përçarjet e orkestruara nga Serbia

spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke theksuar se Qeveria e Kosovës ka qëndruar që nga fillimi në bindjen se këto masa ishin të padrejta.

Në një reagim në X, Kurti ka shkruar se masat e BE-së e ndëshkuan Kosovën për përçarje që, sipas tij, ishin të orkestruara nga Serbia.

“E mirëpresim vendimin e BE-së për të hequr masat e vendosura ndaj Kosovës. Qeveria jonë ka pohuar vazhdimisht se këto masa ishin të padrejta që nga fillimi, pasi ato sanksionuan Kosovën për përçarjet e orkestruara nga Serbia – një axhendë që çoi gjithashtu në sulme të shumta të mëdha terroriste në territorin tonë, duke përfshirë sulmin fatal në Banjskë dhe një tjetër në Ibër-Lepenc që synonte infrastrukturën kritike”, ka shkruar Kurti.

Kurti theksoi se pavarësisht sfidave, institucionet e Kosovës kanë ruajtur përkushtimin e plotë ndaj Bashkimit Evropian.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img