spot_img
HomeLajmeArrestohet në Prishtinë një shtetas gjerman i kërkuar me...

Arrestohet në Prishtinë një shtetas gjerman i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet e Gjermanisë përmes INTERPOL-it.

Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, respektivisht njësiti FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e tjera të Policisë së Kosovës, kanë realizuar arrestimin e personit B.P., i lindur në vitin 1972, shtetas gjerman.

Ai kërkohej nga autoritetet gjermane përmes një urdhërarresti ndërkombëtar, ndërsa detajet e veprave penale për të cilat dyshohet nuk janë bërë publike.

“Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht nga njësiti FAST, kanë arrestuar një të dyshuar, të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Sot, me datën 18.12.2025, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë arrestuar personin B. P., lindur me 1972, shtetas gjerman, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, lëshuar nga autoritetet gjermane.

Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img