spot_img
HomeLajmeHamza për heqjen e masave: Vendim i drejtë, qytetarët...

Hamza për heqjen e masave: Vendim i drejtë, qytetarët s’duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie

spot_img

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Bedri Hamza e ka mirëpritur lajmin për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Ai tha se ky është një vendim i drejtë, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie.

Sipas tij, tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik.

“Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë. Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie. I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik. Bashkë me aleatët, Kosova do të ecë përpara!”, ka shkruar Hamza.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img