SPAK ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak që Erion Veliaj nuk do të jetë prezent në mbledhjen për Buxhetin 2026 për Tiranën.
Kjo do të thotë që kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nuk do të jetë prezent në mbledhjen për Buxhetin 2026 për Tiranën.
Sipas kërkesës së siguruar më herët nga Tch, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore.
Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik.
/HisariOnline/







