spot_img
HomeLajmeEkstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me...

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

spot_img

Është ekstraduar sot nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Kanosje”. I kërkuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 17.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin që ka bërë Policia e Kosovës.

Ekstradimi, sipas Policisë, u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe atyre zvicerane.

Bëhet e ditur se i dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prizrenit për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thotë Policia e Kosovës.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img