spot_img
HomeLajmeOsmani takohet me Costan, kërkon heqjen e plotë të...

Osmani takohet me Costan, kërkon heqjen e plotë të masave të BE-së

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa. Ajo ka thënë se mirëpret vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa pret që ato të hiqen në tërësi.

“Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e shtetit thotë se në takim potencoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE, të cilat Osmani thotë se ishin të padrejta.

“Prandaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura. Në anën tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Osmani pas takimit me presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img